Sport

Pandemia i “shëroi problemet e brendshme” në Serie A

Pandemia i “shëroi problemet e brendshme” në Serie A

Shumë shpejt Paolo dal Pino e kuptoi që lista ilustruese e emrave në rezymenë e tij të shkëlqyeshme - vitet e gjata të kaluara në disa prej bordeve të korporatave më të rëndësishme të Italisë, përvoja që e kishte marrë nga kjo punë – nuk ishte përgatitje e përshtatshme për drejtimin e elitës së futbollit, Serie A.

Në fund të fundit, Serie A nuk funksionoi si ish-punëdhënësit e tij, gjigandi industrial “Pirelli”, ofruesi i shërbimeve të telekomit “Wind” apo ndërmarrja e komunikimit “Telit”, ku ai mbetet shef ekzekutiv, edhe pasi ai ra dakord të merrte përsipër detyrën kreut të elitës së futbollit të Italisë në janar të këtij viti. Liga nuk kishte një hierarki të përcaktuar ose një sens qëllimi.