Sport

Interi pëson humbje befasuese në shtëpi

Interi pëson humbje befasuese në shtëpi

Interi ka pësuar humbje befasuese në shtëpi nga Bologna në ndeshjen e xhiros së 30-të të Series A të Italisë.

Romelu Lukaku (22’) realizoi golin e epërisë për Interin, ndërsa për Bolognan golat i shënuan në pjesën e dytë Musa Juwara (74’) dhe Musa Barrow (80'). Për Interin në minutën e 62-të humbi penallti Lautaro Martinez, ndërsa dy skuadrat përfunduan ndeshjen me një lojtarë më pak. Te Bologna u përjashtua me të kuq në minutën e 57-të Roberto Soriano, ndërsa te Interi në minutën e 77-të Alessandro Bastoni.