Sport

Werderi mbetet në Bundesligë

Werderi mbetet në Bundesligë

Një autogol ishte thuajse vendimtar në garën për të përcaktuar skuadrën e fundit që do të luajë në Bundesligën e Gjermanisë në futboll në edicionin e ardhshëm.

Në ndeshjen e kthimit të plejautit për Bundesligë, Werder Bremeni të hënën mbrëma barazoi 2:2 në udhëtim ndaj Heidenheimit. Barazimi i mjaftoi skuadrës së Milot Rashicës për të mbetur në elitë, falë rregullit të golit si mysafir.