Sport

Dy futbollistë të Vushtrrisë testohen për koronavirus

Dy futbollistë të Vushtrrisë testohen për koronavirus
Foto: Driton Paqarada

Pas dyshimeve se janë prekur me koronavirus, dy futbollistët e klubit të futbollit Vushtrria të martën i janë nënshkruar testimit, ka bërë të ditur serketari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu.

“I kemi sjellë dy lojtarët që t’u bëhet testimet, pastaj do të shohim për hapat e mëtutjeshëm. Do të testohen vetëm ata që kanë simptoma, por jo edhe të tjerët. Nëse dikush del pozitiv, atëherë ai duhet të vetëizolohet, pasi garat do të vazhdojnë. Nuk kemi zgjidhje tjetër vetëm të vazhdojmë dhe t’i përshtatemi situatës pa e rrezikuar shëndetin e përgjithshëm të lojtarëve”, ka thënë Salihu të martën për KOHËN.