Sport

Asllani vazhdon karrierën te Real Madridi

Asllani vazhdon karrierën te Real Madridi

Futbollistja Kosovare Asllani ka publikuar një video në të cilën duket se mbanë veshur fanellën e klubit madrilen. Ajo do të jetë një prej lojtareve kryesore në ekipin e ri të futbollisteve, ka shkruar gazeta e njohur spanjolle “as”, të martën pasdite.

Pas njoftimit për shkrirjen e klubit Tacon dhe lindjen zyrtare të klubit të femrave të Real Madridit, fanella ka mbetur mister. Sipas “as”, në pritje të lojtareve të reja që do të përfshihen në projekt, disa lojtare që do të mbesin në skuadër janë bërë të ditura. Asllani ka luajtur për Taconin dhe tani do të luajë për Real Madridin.