Sport

Arbnor Morina emërohet trajner i Arbërisë

Arbnor Morina emërohet trajner i Arbërisë

Trajneri i njohur kosovar i futbollit, Arbnor Morina, do të udhëheq Arbërinë e Dobrajës në edicionin e ardhshëm. Të martën mbrëma është zyrtarizuar marrëveshja në mes të klubit të promovuar në Superligë dhe Morinës.

Morina si trajner ka punuar në shumë skuadra të vendit. Në disa prej klubeve ka mbajtur edhe poste tjera drejtuese. Është prej emrave të njohur të futbollit kosovar.