Sport

Klubet evropiane të futbollit përballen me rënie të të ardhurave gjatë vitit të ardhshëm

Klubet evropiane të futbollit përballen me rënie të të ardhurave gjatë vitit të ardhshëm
Foto: AP

Klubet e futbollit evropian presin të humbin të ardhurat prej katër miliardë eurosh gjatë vitit të ardhshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit, sipas një studimi të publikuar të martën nga Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA), shkruan AP.

ECA vlerësoi se klubet në 55 vende të Evropës përballen me një mungesë kolektive prej 1.6 miliardë eurosh këtë sezon dhe 2.4 miliardë euro të tjera në edicionin 2020/21. Analiza e bërë nga ECA gjithashtu përjashtoi fitimet e mundshme të klubeve nga tregu i transferimit të futbollistëve.