Sport

Arteta huton kundërshtarët me instruksionet në gjuhën frënge dhe spanjolle

Arteta huton kundërshtarët me instruksionet në gjuhën frënge dhe spanjolle

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta po synon t’i mposhtë ekipet kundërshtare duke vendosur një aftësi të tij të veçantë, atë të shumë gjuhëve, shkruan "Daily Mail". 

Në fakt, Arteta kur ua jep instruksionet futbollistëve të tij gjatë ndeshjes nuk e përdor gjuhën angleze, por gjuhë të tjera për të hutuar kundërshtarët në këtë kohë kur duelet po zhvillohen pa tifozë dhe çdo këshillë po mund të dëgjohet. Arteta ka shpjeguar se gjatë ndeshjeve po i përdor gjuhën frënge dhe atë spanjolle për të ndryshuar taktikën e lojës gjatë ndeshjes, në mënyrë që futbollistët kundërshtarë dhe trajnerët të mos jenë në gjendje ta kuptojnë se çfarë po thotë.