Sport

Vdes kampioni i dyfishtë i botës në snoubord, Alex Pullin

Vdes kampioni i dyfishtë i botës në snoubord, Alex Pullin

Kampioni i dyfishtë i botës në snoubord, Alex Pullin, ka vdekur të mërkurën ndërsa kishte dal për peshkim me shtizë në vendlindjen e tij në Australi, njofton BBC.

Pullin 32-vjeçar është gjetur pa ndjenja në plazh në Gold Coast të Australisë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore në vend të ngjarjes, por nuk ka qenë e mundur të ringjallet.