Sport

Kosova në grup me Austrinë e Italinë

Kosova në grup me Austrinë e Italinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave do të luajë në grupin e katërt të fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2021.
Kosova është në një grup me Austrinë dhe Italinë. Shorti nuk vlersohet i lehtë, por synim i Kosovës do të jetë kualifikimi në fazën tjetër. 
Dy vendet e para në grup dërgojnë në fazën tjetër. 
Ndeshjet do të luhen prej 27 deri më 29 nëntor apo prej 4 deri më 6 dhjetor të ktij viti. Ndeshjet e grupit tonë pritet të luhen në Austri.