Sport

FBK vendos për ekipin A të femrave, Kosova do të paraqitet në garat zyrtare të FIBA-s

FBK vendos për ekipin A të femrave, Kosova do të paraqitet në garat zyrtare të FIBA-s

Përfaqësuesja A e Kosovës në basketboll për femra, do të paraqitet për herë të parë në garat zyrtare të FIBA-s. Ky është vendimi i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, që e ka marrë në mbledhjen e mbajtur së fundit.

Ekipi i femrave të Kosovës, do të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të organizohet në qershor të vitit të ardhshëm në Nicosia të Qipros. Në këtë kampionat, tashmë kanë aplikuar për pjesëmarrje shtetet si Norvegjia, Irlanda, Malta, Andorra, Qipro, Gjibraltari e Luksemburgu.