Sport

Edhe tre lojtarë të Partizanit me COVID-19, në mesin e tyre kosovari Esat Mala

Edhe tre lojtarë të Partizanit me COVID-19, në mesin e tyre kosovari Esat Mala

Tre lojtarë të Partizanit të Tiranës janë të infektuar me COVID-19, është njoftuar nga klubi të premten. Pasi kanë rezultuar pozitivë Dejan Boldor dhe Besnik Ferati, janë testuar të gjithë lojtarit, stafi teknik dhe drejtuesit e klubit.

Nga rezultatet është konfirmuar se tre lojtarë tjerë, Erald {inari, kosovari Esat Mala dhe Kristi Kote, janë infektuar me COVID-19, duke e çuar numrin e lojtarëve në pesë.