Sport

Hidhet shorti për pjesën e mbetur të Ligës së Evropës

Hidhet shorti për pjesën e mbetur të Ligës së Evropës

Është hedhur shorti për pjesën e mbetur të garave në Ligën e Evropës. Garat në Ligën e Evropës janë pezulluar në mars, në fazën e 1/8 së finales, shkaku i pandemisë COVID-19.

Nga faza çerekfinale e deri te finalja ndeshjet do të luhen në Koeln të Gjermanisë. Do të luhet në format “Final Eight” me vetëm nga një ndeshje. Çerekfinalet luhen më 10/11 gusht, gjysmëfinalet më 16/17 gusht. Finalja do të luhet më 21 gusht.