00:10

Benzema vendimtar edhe për një fitore të Realit

Karim Benzema ka udhëhequr Real Madridin drejt fitores ndaj Alavesit. Sulmuesi francez ka shënuar gol nga penalltia e më pas edhe ka asistuar në fitoren 2:0 të arritur të premten mbrëma.

Benzema realizoi për 1:0 në minutën e 11-të kurse asistoi për Marco Asension në minutën e 50-të. Benzema ka arritur në shifrën e 18 golave e tetë asistimeve këtë edicion.

Reali me fitore ka bërë edhe një hap drejt titullit në La Liga të Spanjës. Pas xhiros së 35-të udhëheq në tabelë me 80 pikë, katër më shumë se Barcelona.

Deri në fund kanë mbetur edhe tri xhiro.

23:00

Real Madridi po udhëheq pas pjesës së parë

Karim Benzema ka shënuar nga pika e bardhë për epërsinë 1:0 të Real Madridit ndaj Alavesit.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa Reali pritet të bëj hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit. Benzema ka realizuar në minutën e 11-të të ndeshjes së xhiros së 35-të të kampionatit spanjoll.
Reali me fitore do të mbante epërsinë prej katër pikëve ndaj Barcelonës.

Kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund.