Sport

Klubi gjerman premton të shpenzojë një milion euro për të testuar të gjithë tifozët

 

Union Berlini është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për COVID-19 të të gjithë 22 mijë tifozëve për edicionin e ardhshëm.

Edicioni në Bundesligën gjermane është kompletuar kurse Bayerni e ka fituar titullin. Ndeshjet pas rifillimit të edicionit janë luajtur pa shikues në stadiume. Drejtuesit e futbollit gjerman po shikojnë për mundësitë për të kthyer tifozët në stadiume.