Sport

Schillaci, karriera e shkurtër e një ylli që shpërtheu në Botëror

Schillaci, karriera e shkurtër e një ylli që shpërtheu në Botëror

"Në njëfarë mënyre, karriera ime zgjati vetëm tre javë". Ky është pohimi nga një lojtar, emri i të cilit shfaqet përkrah yjeve të mëdha si Diego Maradona, Zinedine Zidane, Romario dhe Lionel Messi në një kategori dhe Eusebio, Gerd Muller, Gary Lineker dhe Ronaldo në një tjetër.

Sigurisht, Salvatore Schillaci e ekzagjeron shkurtësinë e karrierës së tij në nivelin më të lartë të futbollit, por është e pamohueshme që para atyre tri javëve të paharrueshme më 1990, pak njerëz jashtë Italisë e njihnin emrin e tij. Dhe çuditërisht, nuk u dëgjua shumë për të pas Botërorit të atij vit më.