Sport

Bardhi shënon në humbjen e Levantes

Bardhi shënon në humbjen e Levantes
Artikull i sponsorizuar

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi ka realizuar një gol sot në humbjen 2:1 që Levante e pësoi në shtëpi nga Athletic Bilbao, në xhiro e 36-të të La Ligas spanjolle.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut realizoi golin në minutën e 71-të. Për Bilbaon dy gola I realizoi Raul Garcia (4’, 45’).
Për Bardhin është goli i pestë në La Liga këtë edicion, ndërsa i ka edhe tri asistime. Levante zë vendin e 12-të me 43 pikë.