Sport

Lideri i Luzernit, Emini, ende nuk ka vendosur për Kosovën apo për Zvicrën?

Lideri i Luzernit, Emini, ende nuk ka vendosur për Kosovën apo për Zvicrën?

Vetëm një vit më parë, Lorik Emini ishte ende pjesë e ekipit të juniorëve te Luzerni. Por që nga janari i këtij viti mesfushori ka qenë një nga lojtarët profesionistë të skuadrës zvicerane në ligën elite.

Edicioni i së dielës nga gazeta “Blick” ishte mysafir te 20-vjeçari aty ku kishte nisur gjithçka, në fushën e futbollit në Rotkreuz ZG. "Kujtime të këndshme kam nga këtu", thotë Emini. “Kur ​​isha pesë vjeç fillova të luaj futboll këtu. Deri në kategorinë e juniorëve luajta këtu”.