Sport

Interi gjobit Brozoviqin me 100 mijë euro

Interi gjobit Brozoviqin me 100 mijë euro

Interi ka gjobitur mesfushorin kroat Marcelo Brozoviq me 100 mijë euro, pasi ai ishte ndaluar në ora 2 të mëngjesit, duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, shkruan “Corriere dello Sport”.

Policia e ndaloi reprezentuesin e Kroacisë dhe ia pezulloi patent shoferin. Interi po ashtu reagoi ashpër ndaj incidentit, duke e gjobitur me 100 mijë euro. Përkundër incidentit Brozoviq pritet të luajë titullar sonte në ndeshjen ndaj Torinos.