21:09

Wigani me fitore rekorde

Wigan Athletic ka shënuar fitore rekorde të martën mbrëma. Wigani fitoj 8:0 ndaj Hull Cityt në kuadër të Championshipit anglez. Pas pjesës së parë rezultati ishte 7:0.

Sipas BBC, fitorja 8:0 është rekorde për Wigan Athletic.

Ka më shumë se 30 vjet që një skuadër e kategorisë së dytë angleze nuk ka realizuar tetë gola në një ndeshje.

20:08

7:0 pas pjesës së parë, rezultat jo i zakontë në Angli

7:0 është rezultati pas pjesës së parë të ndeshjes në mes të skuadrave të njohura angleze, Wigan Athletic dhe Hull City.

Ndeshja i takon kategorisë së dytë të Anglisë. Kai Naismith shënoi që në minutën e dytë për 1:0. Deri në fund të pjesës së parë u shënuan edhe gjashtë gola tjerë.

Rezultati është vlerësuar i jashtëzakonshëm nga të gjitha mediat e mëdha angleze. Wigani është në mes të tabelës kurse Hulli në fund të saj.