Sport

Baseli me fitore të thellë ndaj U-21 të Zuerichut

Baseli me fitore të thellë ndaj U-21 të Zuerichut

Tician Tushi e Kemal Ademi kanë kontribuar me asistime në fitoren e thellë, 4:0, të Baselit ndaj Zuerichut. Por Zuerichu ka luajtur me ekipin U-21 në këtë ndeshje të zhvilluar të martën mbrëma e që i takonte xhiros së 31-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Lojtarët e ekipit të parë të Zuerichut janë të izoluar për shkak të disa rasteve në këtë skuadër me koronavirus. Fillimisht pozitiv doli Mirlind Kryeziu e më pas edhe lojtarë të tjerë dhe zyrtarë të klubit. Te Zuerichu luajnë edhe Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Toni Domgjoni e Shpëtim Sulejmani.