Sport

Vetëm triumfi në Kupë ia shpëton sezonin Prishtinës

Vetëm triumfi në Kupë ia shpëton sezonin Prishtinës

Humbja nga Gjilani (2:1) dhe barazimi me Dritën (1:1) në dy ndeshjet e fundit, bënë që Prishtina përfundimisht të largohet nga gara për titullin e kampionit kur kanë mbetur edhe tri xhiro të pazhvilluara këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll. Vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit nuk i mjaftuan Prishtinës për të mbajtur hapin për titull me Dritën, Ballkanin e Gjilanin, ekipe që kanë mbetur në garë. Prishtina renditet e katërta të tabelë me 58 pikë, shtatë më pak se Drita (65) që kryeson në tabelë.

Ballkani është i dyti në tabelë me 62 pikë dhe Gjilani i treti me 61 sosh. Pas barazimit me Dritën në stadiumin “Fadil Vokrri” të dielën e shkuar, edhe Prishtina e pranoi se do të mbetet pa titull edhe këtë edicion.