Sport

Prej Malagas te Marseille, viktimat e ferplejit financiar të UEFA-s

Prej Malagas te Marseille, viktimat e ferplejit financiar të UEFA-s

Vendimi i së hënës nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për heqjen e suspendimit dyvjeçar të Manchester Cityt nga garat evropiane të vendosur nga UEFA, është kthesa e fundit në historinë e tronditur të rregullit të ferplejit financiar (FFP) të organit drejtues të futbollit evropian. CAS-i, e mbështeti ankesën e Cityt ndaj suspendimit të UEFA-s, por ekipit anglez i vuri një gjobë prej dhjetë milionë eurosh për shkak të dështimit që të bashkëpunojë me hetuesit e pavarur , shkruan AFP.

Fitorja e Cityt ka ngjallur dyshime për të ardhmen e programit të UEFA-s për ferplejin financiar, të krijuar në vitin 2009. UEFA vendosi të krijojë sistemin “FFP” 11 vjet më parë, pas krizës financiare globale, për t’i monitoruar financat e klubeve që kualifikohen çdo vit për garat evropiane. Klubet duhet të afrohen edhe në të ardhurat komerciale dhe shpenzimet për transferime dhe paga. Para Cityt, edhe disa skuadra të tjera ishin nën mikroskopin e UEFA-s, sa i përket rregullit të ferplejit financiar, të cilat do të paraqiten më poshtë.