Sport

Pirlo i gatshëm ta marrë drejtimin e U-23 të Juventusit

Pirlo i gatshëm ta marrë drejtimin e U-23 të Juventusit

Andrea Pirlo është pajtuar që të marrë drejtimin e skuadrës U-23 të Juventusit, me mundësi që një ditë të bëhet trajner në skuadrën e parë, raporton “Sky Sport Italia”.

Te U-23 i Juventusit, Pirlo, do ta ketë asistent trajnerin e të rinjve të Napolit, Roberto Baronio. Mesfushori i fashëm te U-23 i Juventusit do ta zëvendësojë Fabio Pecchian. Pirlo është pensionuar nga futbolli aktiv në vitin 2017, ndërsa stacioni i tij i fundit kishte qenë New York City FC në ligën MLS në SHBA.