3 perditesime
19:38

Gjilani e siguron Evropën, Flamurtari bie nga Superliga

Gjilani e ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Evropës fal fitores 1:0 të shënuar sot në Prishtinë ndaj Flamurtarit.

Keita Razak në minutën e 73-të e ka realizuar golin e fitores për Gjilanin.

Gjilani e ka përfunduar stinorin në vendin e dytë me 68 pikë, sa i ka pasur edhe Drita që është shpallur kampione. Drita e siguroi titullin e kampionit pak ditë më parë, ndërsa sot e ka ngritur trofeun.

Drita sot luajti në Suharekë ndaj Ballkanit, ndeshje që e humbi me rezultatin 2:1.

Flamurtari ndërkohë me humbjen e pësuar nga Gjilani është përshëndetur nga Superliga. Flamurtari ka përfunduar në vendin e nëntë me 43 pikë, një pikë larg Drenicës dhe Trepçës ’89 që i kanë shpëtuar rënies nga elita.

Image

Image

 

17:53

Ballkani po barazon me Dritën pas pjesës së parë

Ballkani është duke barazuar 1:1 me Dritën pas pjesës së parë të ndeshjes.

Visar Berisha e ka shënuar golin e epërsisë për Ballkanin në minutën e 14-të, ndërsa për Dritën rezultatin e barazoi Xhevdet Shabani me një gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 33-të.

Image
17:13

Lojtarët e Ballkanit korridor nderi për kampionët e Dritës

Lojtarët e Ballkanit kanë bërë korridor të nderit për lojtarët e Dritës, të cilët tashmë janë kampionë të Super Ligës së Kosovës.

Lojtarët kanë respektuar kampionët e Kosovës, Dritën, duke bërë korridorin para fillimit të ndeshjes së sotme.

16:37

“Intelektualët” mblidhen në Suharekë para ndeshjes Ballkani – Drita, shpërndahen nga policia

Tifozët e Dritës, “Intelektualët”, janë mbledhur te Muzeu i qytetit në Suharekë, që gjendet ngjitur me stadiumin e futbollit, për të kremtuar titullin e kampionit. Drita e ka siguruar titullin e kampionit të Kosovës, ndërsa do ta pranojë trofeun sot në ndeshjen ndaj Ballkanit, që është e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës

Një numër i madh i tifozëve të Dritës ishte mbledhur afër Muzeut dhe këndonin, por turma është shpërndarë nga policia. Ndeshjet e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll fillojnë nga ora 17:00.