Sport

Prishtina, kryeqyteti i vetëm me një ekip në elitë

Prishtina, kryeqyteti i vetëm me një ekip në elitë
Foto: Driton Paqarada

Plot tetë klube të futbollit janë të regjistruara në Komunën e Prishtinës. Por, kryeqyteti në edicionin e ardhshëm do të përfaqësohet me vetëm një skuadër në elitën e futbollit kosovar.

Prishtina do të jetë e vetmja që edicionin e ri, që nis në muajin shtator, do të luajë në Superligë. Madje, kryeqyteti i Kosovës është i vetmi në rajon që ka vetëm një skuadër në elitë.