Sport

Xhaka e mbylli me trofe stinorin që e përcolli me shumë probleme

Xhaka e mbylli me trofe stinorin që e përcolli me shumë probleme

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, e ka mbyllur me një trofe të fituar edicionin 2019/2020.

Futbollisti shqiptar, me Arsenalin në finale të “FA Cup”, që u zhvillua të shtunën mbrëma në “Wembley”, mposhtën Chelsean me rezultatin 2:1. Mesfushori shqiptar ishte titullar në fitoren ndaj Chelseat, duke luajtur gjatë tërë ndeshjes, kurse mbrojtësi tjetër shqiptar, Shkodran Mustafi, mungoi shkaku i operimit.