Sport

Munishi konfirmon largimin e Baftiut nga Ballkani

Munishi konfirmon largimin e Baftiut nga Ballkani

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka konfirmuar largimin e yllit të skuadrës, Blendi Baftiu.

Në një postim në Facebook, Munishi ka shkruar se Baftiu nuk do të luajë më në Superligë, por ka mohuar raportimet se lojtari do t’i bashkohet Rapidit të Vjenës në Austri.