Sport

Rikthehet futbolli evropian, sot ndeshjet e para

Rikthehet futbolli evropian, sot ndeshjet e para
Foto: AP

Kanë kaluar pesë muaj nga ndeshjet e fundit, por futbolli evropian i klubeve kontinentale po rikthehet më në fund. Liga e Evropës rifillon të sot me ndeshjet e 1/8 së finales. Manchester Unitedi dhe Bayer Leverkuseni janë në mesin e skuadrave që do të luajnë ndeshjet e dyta të kësaj serie, që u pezulluan në muajin mars për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit, shkruan AP.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen në stadiumet e skuadrave që janë vendase përpara se fituesit që kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Evropës të shkojnë në Gjermani për një format të ri të kësaj gare me fazë nokauti. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve. Në fakt, vetëm dy ndeshje të 1/8 finales do të zhvillohen në Gjermani. Getafe dhe Inter do të luajnë në Gelsenkirchen derisa Sevilla e Roma do të përballen në Duisburg. Këto skuadra nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e para që ishin të parapara në mars, kështu që çerekfinalisti do të përcaktohet me vetëm një përballje. Trajneri i Interit, Antonio Conte, ekipi i të cilit të martën ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ka thënë se synon kualifikimin në “Final 8” të Ligës së Evropës.