Sport

Unitedi ofron 55 milionë euro për Chiesan

Unitedi ofron 55 milionë euro për Chiesan

Manchester Unitedi ka ofruar 55 milionë euro për transferimin e sulmuesit anësor të Fiorentinas, Federico Chiesa, shkruan “La Nazione”.

Reprezentuesi i Italisë është duke u kërkuar edhe nga Juventusi e Interi. Por Unitedi ka bërë lëvizjen e parë. Raportohet se Unitedi ka ofruar 55 milionë euro për 22-vjeçarin.