Sport

Gjilani vazhdon kontratat me Prognin dhe Hajdarin

Gjilani vazhdon kontratat me Prognin dhe Hajdarin

Klubi i futbollit Gjilani ka njoftuar se e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit me sulmuesin Gerhard Progni, derisa me Fiton Hajdarin edhe për dy vite tjera.

“SC Gjilani konfirmon kështu të gjithë futbollistët e repartit sulmues edhe për edicionin e radhës, pasi që futbollistët Tomislav Bushiq dhe Keita Razak gjithashtu janë të lidhur me klubin edhe për një vit tjetër”, ka njoftuar të mërkurën klubi Gjilani në rrjetin social “facebook”.