Sport

Lojtarët e Dritës dhe të Prishtinës testohen për koronavirus

Lojtarët e Dritës dhe të Prishtinës testohen për koronavirus

Futbollistët e Dritës dhe Prishtinës të mërkurën në mëngjes janë testuar për koronavirus dhe janë në pritje të rezultateve. Gjilani ndërkohë ende është në pritje për t’u testuar.

Është kjo hera e dytë që futbollistët kosovarë u janë nënshtruar testimeve për koronavirus, teksa një gjë të tillë do ta bëjnë edhe një herë tjetër para ndeshjeve të tyre në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës.