Sport

Milani e transferon Kalulun

Milani e transferon Kalulun

Milani e ka transferuar futbollistin e ri francez Pierre Kalulu. Kalulu 20-vjeçar ka firmosur kontratë pesëvjeçare me Milanin. Atij i ka skaduar kontrata me Lyonin.

“Milani njofton për transferimin e Pierre Kalulus. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025”, thuhet në një njoftim të klubit italian.