Sport

Sulmuesi me origjinë nga Tropoja vendos të luajë për Kosovën

Sulmuesi me origjinë nga Tropoja vendos të luajë për Kosovën

Sulmuesi Edi Sylisufaj do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Kjo është bërë e ditur të premten nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Sulmuesi 20-vjeçar po shkëlqen këtë sezon me fanellën e skuadrës suedeze Falkenbergs, pasi ka shënuar pesë gola qëkur ka nisur stinori në këtë vend, në muajin qershor.