Sport

Ndeshja Moldavi – Kosovë mund të mos luhet në Itali

Ndeshja Moldavi – Kosovë mund të mos luhet në Itali
Foto: Driton Paçarada / KOHA

Përballja e parë e Përfaqësueses së Kosovës në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve mund të mos zhvillohet në Itali, ndeshje në të cilën “dardanët” do të jenë mysafirë të Moldavisë.

Kjo ndeshje do të luhet më 3 shtator, dhe më herët ishte vendosur që të zhvillohej në stadiumin “Ennio Tardini” të qytetit Parma të Italisë pa shikues.