21:28

Drita në finale të raundit parakualifikues në “Champions”

Drita ka mposhtur 2:1 Inter Escaldesin për të shkuar në finalen e raundit parakualifikues për Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjilanase arriti fitoren me dy super gola të Xhevdet Shabanit dhe Hamdi Namanit.

Në ndeshjen finale të këtij raundi, Drita takohet me Linfieldin e Irlandës Veriore të martën.

20:20

Drita mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Inter Escaldesit

Me rezultat 2:1 në favor të Dritës është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes parakualifikuese për Ligën e Kampionëve ndaj Inter Escaldesit të Andorrës.

Hamdi Namani realizoi golin e dytë për “Intelektualët”. Ai shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë.

20:00

Dy gola të shpejtë në sfidën Drita – Inter Escaldes

Drita ka kaluar në epërsi në përballjen parakualifikuese për Ligën e Kampionëve ndaj Inter Escaldesit, por skuadra nga Andora ka arritur të barazojë shpejt rezultatin.

Ishte Xhevdet Shabani ai që në minutën e 22-të i dha epërsinë kosovarëve, ndërsa vetëm 7 minuta më pas rezultati u barazua nga Garcia.

17:49

Shtyhet ndeshja e Dritës në Champions

Është shtyrë për një orë e gjysmë ndeshja parakualifikuese për Ligën e Kampionëve mes Inter d’Escaldes dhe Dritës.

Klubi kampion i Kosovës në futboll ka thënë se “arsye është vonesa e plotësimit të dokumentacionit për COVID-19 nga organizatori për dy ekipet”.

Tani ndeshja do të nisë në orën 19:30.

Te Drita do të mungojnë Fidan Gërbeshi pasi ka rezultuar pozitiv për koronavirus, ndërsa Bujar Shabani për shkak të kontaktit me të.

17:24

Gërbeshi del pozitiv për COVID-19, i mungon Dritës në Champions

Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, do të luajë pa Fidan Gërbeshin në ndeshjen parakualifikuese në Ligën e Kampionëve ndaj Inter Escalades, pasi mbrojtësi ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Pos Gërbeshit, skuadrës gjilanase do t’i mungojë edhe Bujar Shabani, që për shkak të kontaktit me Gërbeshin, i është kërkuar nga UEFA të vetizolohet.

Drita ka publikuar formacionin zyrtar të ndeshjes që nis në orën 18:00:

Image