Sport

Sterling beson se City mund ta fitojë Championsin

Sterling beson se City mund ta fitojë Championsin

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling, beson se skuadra angleze mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit. Manchester City është në çerekfinale të Championsit ku do të takohet me Lyonin.

“Jemi një skuadër shumë e mirë dhe këtë e kemi dëshmuar edhe në ndeshjet e luajtura. Jemi shumë të motivuar dhe besoj se kemi mundësi ideale për ta fituar Champions Leaguen. Në garë ka ekipe të forta, por ne besojmë se mund t’ia dalim”, u shpreh Sterling.