Sport

Sokoli: Testimet për koronavirus kanë dëmtuar Dritën

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, ka thënë se kjo atmosferë me testime për koronavirus ka dëmtuar Dritën në prag të ndeshjes parakualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Drita nesër pritet që të luajë ndaj Linfieldit të Irlandës së Veriut nëse lejohet zhvillimi i ndeshjes.