Sport

Tottenhami përforcohet me Hojbjergun

Tottenhami përforcohet me Hojbjergun

Tottenhami ka konfirmuar se është përforcuar me mesfushorin Pierre-Emile Hojbjerg nga Southamptoni.

“Jemi të lumtur të konfirmojmë transferimin e Pierre-Emile Hojbjerg nga Southamptoni. Mesfushori ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 dhe do të bartë fanellën me numër pesë”, thuhet në konfirmimin e Tottenhamit, transmeton KOHA.