Sport

Koronavirusi rrezikon përjashtimin e klubeve kosovare nga garat evropiane

Koronavirusi rrezikon përjashtimin e klubeve kosovare nga garat evropiane
Foto: Driton Paqarada

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ishte e para që dha njoftimin se nuk do ta luante ndeshjen finale të turneut parakualifikues kundër kampionit të Irlandës së Veriut, Lindield. Pak minuta më vonë, me njoftim doli edhe Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA), me të njëjtën përmbajtje si të klubit gjilanas. Njoftimi i UEFA-s zuri vend edhe në media të ndryshme ndërkombëtare.

Drita dhe Linfieldi është dashur ta zhvillojnë ndeshjen të martën mbrëma në Nyon të Zvicrës.