Sport

Gjashtë raste pozitive me koronavirus te Bilbao

Gjashtë raste pozitive me koronavirus te Bilbao

Klubi i La Ligas spanjolle Athletic Bilbao ka njoftuar për gjashtë raste pozitive me koronavirusin e ri. Bilbao ka njoftuar se para fillimit të fazës parasezonale janë testuar gjithë lojtarët, stafi i trajnerëve dhe stafi i skuadrës së parë, si me anë të testeve PCR ashtu edhe serologjike.

Gjashtë rezultate kanë dalë pozitive. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar menjëherë. Rastet pozitive janë të vetizoluar dhe do t’i nënshtrohen një testimi tjetër me test PCR javën e ardhshme.