Sport

Neymar: Kurrë nuk e kam menduar eliminimin

Neymar: Kurrë nuk e kam menduar eliminimin
Foto: Reuters

Superylli brazilian Neymar ka thënë se kurrë nuk kishte menduar eliminimin nga Liga e Kampionëve nga Atalanta të mërkurën mbrëma.

Atalanta ishte duke kryesuar në çerekfinale me rezultatin 1:0, pas golit të shënuar në minutën e 89-të nga Mario Pashaliq. Por PSG-ja goditi dy herë me anë të Marquinhos dhe Eric Maxim Choupo-Moting në çastet e fundit duke përmbysur rezultatin dhe duke ngadhënjyer 2:1.