Sport

Inter Miami e transferon Matuidin

Inter Miami e transferon Matuidin

Klubi i ligës MLS të SHBA-së në futboll Inter Miami, e ka transferuar mesfushorin francez Blaise Matuidi. Lajmi është bërë i ditur nga klubi në Twitter.

Matuidi ka kaluar si lojtar i lirë, pasi ka shkëputur kontratën me Juventusin të mërkurën mbrëma.