Sport

Drita firmos me Ahmetin dhe Jamalin

Drita firmos me Ahmetin dhe Jamalin

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri. Klubi gjilanas të enjten ka prezantuar Ergyn Ahmetin e Arago Jamalin.

Mesfushori mitrovicas, Ahmeti, ka luajtur në vitet e fundit te Prishtina. Më parë ishte edhe te Trepça.