Sport

MKRS-ja pajis me mjete palestrën në Zubin Potok të ndërtuar nga Serbia

MKRS-ja pajis me mjete palestrën në Zubin Potok të ndërtuar nga Serbia
Foto nga takimi i ministres Vlora Dumoshi me kryetarin e Zubin Potokut, Sërgjan Vuloviq

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar të premten se ka nënshkruar memorandum me komunën e Zubin Potokut për pajisjen me mjete të qendrës sportive në këtë qytet në veri të vendit.

Vlera e memorandumit është 100 mijë euro dhe ajo është firmosur nga ministrja Vlora Dumoshi dhe kryetari i Zubin Potokut, Sërgjan Vuloviq.