22:50

Bayerni shkatërron Barcelonën, tetë me dy

Bayerni ka treguar gjithë potencialin dhe atë në llogari të Barcelonës së famshme. Kampioni gjerman ka fituar 8:2 ndaj Barcelonës, të premten në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Rezultati vlerësohet turpërues për Barcelonën që ka synuar titullin në Champions. Bayerni me fitoren ndaj Barçës është konfirmuar si pretendenti kryesor për titull.

Philippe Coutinho ka kompletuar turpërimin e Barcelonës. Ai realizoi për 8:2 në minutën e 89-të.

22:44

Bayerni po turpëron Barcelonën, 7:2

Barcelona po turpërohet nga Bayerni në çerekfinale të Championsit. Gjiganti gjerman ka shënuar dy gola në fazën përfundimtare të ndeshjes për të ngritur epërsinë në 7:2. Fillimisht Robert Lewandowski shënoi për 6:2 në minutën e 82-të, ndërsa Philippe Coutinho realizoi golin e shtatë për Bayernin në minutën e 86-të.

 

22:22

Davies i jashtëzakonshëm, Bayerni kthen epërsinë e tri golave

Alphonso Davies ka bërë depërtim mjeshtëror nga krahu për t’ia mundësuar Bayernit golin e pestë në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Davies shpërtheu në krahun e majtë dhe asistoi për Joshua Kimmich që në minutën e 63-të realizoi për 5:2. Bayerni po shkon drejt një fitore të thellë në çerekfinale të Championsit.

 

22:16

Barcelona ngushton rezultatin

Barcelona po bën përpjekje për t’u kthyer në lojë në ndeshjen ndaj Bayernit. Barcelona e ka nisur më mirë pjesën e dytë duke ia dalë të realizoi gol. Luis Suarez shënoi për Barcelonën në minutën e 57-të.

Rezultati tani është 4:2 në të mirë të Bayernit.

 

21:33

Bayerni i jashtëzakonshëm, shënon edhe golin e katërt

Bayerni po shkëlqen në ndeshjen ndaj Barcelonës, në çerekfinale të Championsit.

Thomas Mueller ka shënuar golin e katërt për Bayernin që po udhëheq 4:1. Mueller realizoi në minutën e 31-të pasi mori top nga krahu. Ai shënoi edhe golin e parë në minutën e katërt.

 

21:29

Bayerni i pandalshëm, Gnabry shënon për 3:1

Bayerni po shkëlqen ndaj Barcelonës, në çerekfinale të Championsit. Serge Gnabry ka realizuar për 3:1 në të mirë të Bayernit në minutën e 28-të.

Ai shënoi gol të bukur pas një aksioni tjetër të rrjedhshëm të Bayernit. Sulmet e skuadrës gjermane nuk kanë të ndalur.

 

21:23

Perishiq kalon Bayernin në epërsi

Bayerni ka kaluar sërish në epërsi ndaj Barcelonës, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kroati Ivan Perishiq ka shënuar gol të bukur në minutën e 22-të për rezultatin 2:1 në të mirë të Bayernit. Ai realizoi me goditje nga krahu.

Ndeshja po zhvillohet me ritëm të lartë dhe me raste në të dy palët.

21:09

Dy gola të shpejtë në Lisbonë

Bayerni Muncheni ka kaluar herët në epërsi në ndeshjen ndaj Barcelonës që ka reaguar menjëherë. Ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve po luhet në Lisbonë, ndërsa rezultati është 1:1.

Thomas Mueller ka realizuar gol që në minutën e katërt të ndeshjes. Bayerni ka realizuar një aksion model dhe Mueller ka finalizuar me sukses.

Por në minutën e shtatë David Alaba realizoi autogol për të barazuar shifrat në 1:1.