City pritet ta zyrtarizojë Koulibalyn për 70 milionë euro
Manchester City është shumë afër që ta zyrtarizojë Kalidou Koulibalyn.
Me rritjen e ofertës së fundmi për mbrojtësin e Napolit, City pritet që të paguajë 70 milionë euro, plus bonuse të tjera për mbrojtësin e napolitanëve.
Oferta e kaluar që u refuzua ishte 65 milionë euro, plus bonuse.
Tani, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, po përgatitet që ta zbresë paksa çmimin e kërkuar të 80 milionë eurove.
City tani mund ta bartë gjithë vëmendjen te Koulibaly, pasi Lionel Messi e konfirmoi qëndrimin te Barcelona edhe për një vit tjetër.