Sport

Drita kalon “sfidën” me COVID-19, synon fitore edhe në fushë

Drita kalon “sfidën” me COVID-19, synon fitore edhe në fushë

Pak orë para se ta lëshojë Shqipërinë, ku u përgatit për ndeshjen që e zhvillon të enjten mbrëma ndaj Sileksit në Shkup, Drita e Gjilanit njoftoi se asnjë prej lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit nuk është i infektuar me koronavirus.

Te klubi i Dritës rezultatin negativ - të cilin e morën të martën pas testimit të bërë të hënën në Shqipëri për COVID-19 - e vlerësuan si një sfidë të fituar jashtë fushës, sfidë të cilën e kishin humbur në Zvicër.