20:58

Kosova shënon fitoren e tretë në elimnatoret për “Euro 2021”

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) e ka shënuar fitoren e tretë në eliminatoret për “Euro 2021”. Të premten mbrëma në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi 2:0 ndaj Estonisë.

Të dy golat i shënoi Kaltrina Biqkaj në pjesën e parë.

Për Kosovën ishte fitorja e dytë ndaj Estonisë. Të përzgjedhurat e Afërdita Fazlija e kanë edhe një fitore ndaj Turqisë.

Me nëntë pikë, Kosova renditet e katërta. Nëntë pikë i ka edhe Rusia.

Ndaj Estonisë, Kosova ka luajtur kryesisht me lojtare të klubeve të vendit.

19:53

Kosova bindëse ndaj Estonisë, po udhëheq 2:0

Futbollistet e përfaqësueses së Kosovës po dominojnë plotësisht ndaj Estonisë në ndeshjen që po luhet në “Fadil Vokrri”. Pas pjesës së parë rezultati është 2:0.

Kaltrina Biqkaj ka realizuar të dy golat, por ishte Erëleta Memeti që bëri dallimin në pjesën e parë. Ajo ka përgatitur të dy golat, kurse ka bërë që Kosova vazhdimisht të jetë e rrezikshme.

Kosovës po i mungojnë shumë lojtare, por megjithatë dallimi në cilësi me Estoninë është evident. Ndeshja i takon eliminatoreve për “Euro 2021”.