12:21

Muriqi është karantinuar në Turqi

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, është karantinuar në Turqi pas testimit pozitiv me koronavirus, shkruan agjencia ANSA. Mësohet se Muriqi i ishte nënshtruar testimit për koronavirus para se të nisej për në Itali dhe t’i bashkohej klubit të ri Lazio nga Fenerbahçe.

Por rezultati ka dal pozitiv dhe ANSA raporton se ai është pa simptome. Mirëpo, do të qëndrojë i karantinuar në Turqi dhe do të testohet sërish. Nëse rezulton negativ atëherë do të niset për në Itali.

10:16

Tuttomercato: Vedat Muriqi ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton “Tuttomercatoweb” sot.

Muriqi javën e kaluar ka finalizuar transferimin te Lazio nga Fenerbahçe. Por aventura e re nuk ka nisur në mënyrën më të mirë, shkruan sajti italian, pasi Muriqi ka rezultuar i infektuar me virus.